• Kreu
  • |
  • Të përballosh urgjencën…

Të përballosh urgjencën…

25 Janar, 2022

Si te perballosh urgjenca

Të përballosh urgjencën.  Kjo është një nga sfidat më të mëdha që secili nga ne përjeton në përditshmëri, dhe rrjedhimisht edhe në punë. Projekte, afate kohore, lista të pambarimta të gjërave që duhen bërë, përgjegjësi… Na kërkohet të realizojmë një sërë detyrash në një kohë të caktuar, në mënyrë që të arrijmë objektivat dhe rezultatet e synuara. Pavarësisht dëshirës për të punuar dhe përpjekjeve të vazhdueshme që bëjmë për të arritur rezultatet që dëshirojmë, duket sikur gjithmonë ka diçka të rëndësishme që duhet bërë se s’bën. Ndoshta ndihesh i mbytur deri në fyt me gjithë detyrat që ke për të bërë. Mund edhe të duket sikur ke dështuar për të bërë atë që është e rëndësishme dhe je lodhur aq shumë duke u marrë me gjëra më të vogla…

Kur i bëjmë të gjitha detyrat tona në listën e gjërave për tu bërë (nëse kjo është një zakon , sikurse i imi) ka dy ndjesi shumë të mira që përjeton: gëzim dhe ndjesinë e arritjes së diçkaje. Kjo nuk ndodh nëse je tepër i zënë duke u përballur me urgjencën e vorbullës ku nuk di çfarë të bësh më parë …

Brian Tracy ka një shprehje që i jep zgjidhje problemit tonë. Ai thotë: “çdo minutë e shpenzuar në planifikim kursen 10 minuta të shpenzuara në ekzekutim”. Për t’iu thënë një sekret, po planifikoj që të shkruaj më shumë për planifikimin në vazhdim…  Për tu rikthyer sërish në temë, kjo shprehje na tregon se një nga arsyet se pse shpeshherë ngecemi në vorbullën që përshkrova më sipër është sepse nuk planifikojmë, ose mbase nuk planifikojmë mirë..

Por, çfarë do të thotë të planifikosh mirë? Ndërhyrja e asaj që është urgjente me atë që është e rëndësishme na jep rezultate të shkëlqyera në atë që konsiderojmë planifikim të mirë. Në qoftë së nuk jeton poshtë një guri si Patrick tek Spongebob Squarepants, atëherë ka të ngjarë që tashmë ke dëgjuar për ‘priorizimin’ e detyrave dhe mbi të gjitha ka mundësi që e ke parë diku grafikun që do të lë në fund të këtij artikulli mbi matricën e menaxhimit të detyrave të Eisenhower.

U bë gati dy vjet që tashmë unë e përdor këtë instrument si një mjet shumë efektiv që më ndihmon në priorizimin e detyrave dhe çuarjen përpara të projekteve që kam në dorë. Megjithëse unë jam partizane që parimet janë më të rëndësishme sesa taktikat, në këtë artikull kam vendosur të ndaj këtë mjet, si një instrument praktik që mundet t’u ndihmojë në menaxhimin më të mirë të jetës profesionale (mbase edhe asaj personale). Më poshtë së bashku me grafikun? do të vendos dhe shembuj praktik se cila detyrë përfaqëson kategoritë specifike. Sinqerisht shpresoj të jetë ndihmuese dhe e dobishme nëse je vërtetë në një vorbull dhe po përballesh me këtë ndjesinë mbytëse të urgjencës.

Shkruaj një koment

Adresa e email nuk publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}