Të gjithë kanë 24 orë në ditë. Kjo është fjalia e parë që ju thonë kur ankoheni se nuk keni kohë.
Pavarësisht se të vjen hidhur ta dëgjosh, është e vërtetë. Për të krijuar një axhendë të mirë për ditën duhet të duhet motivim dhe llogaridhënie. (Me këtë të dytën, do merremi ditë tjetër) Por të gjithë e dimë që motivimi na vjen të dielë pasdite dhe na ikën të hënë në mëngjes. Pra me të drejtë mund të pyesësh: “Si të jem produktive, edhe pse kur motivimi im luhatet?
Më jep leje të ndaj me ty një sekret? Në vend që ta pyesësh veten “Si mund ta menaxhoj kohën më mirë”, duhet të pyesësh: Si mund ta menaxhoj energjinë time më mirë? Projektet dhe detyrat marrin aq kohë sa u lejojmë të kenë. Kjo është edhe arsyeja përse është më e frytshme ti gruposh detyrat e ngjashme në orare dhe ditë të ndryshme. Si?
Vendosi një tematikë ditëve ( apo edhe mëngjeseve/darkave) të tua dhe ndajime blloqe.Emërtoji ditët në bazë të asaj se si funksionon më mirë për ty.+ A je një njeri mëngjesi/darke? Nëse e shikon që në mëngjes ke më tepër fokus, atëherë zgjidh të bësh gjërat e vështira në fillim të ditës. Nëse e di që truri yt nuk funksion para orës 10 të mëngjesit (si puna ime) atehërë planifiko që mëngjeset ti kesh më të qetë dhe lëri detyrat dhe takimet e vështira për pak më vonë…+ Cilat ditë të javës mund të bësh cfarë? është mirë që cdo fundjavë të planifikosh se cilat janë detyrat që do kesh mbyllur cdo javë dhe se kur do i bësh këto detyra.
Nëse e hëna është ditë e zhurmshme me mbledhje dhe planifikime, atëherë mos vendos që punët e tua kreative apo me më tepër rëndësi ti lësh për ditë të hënë. Duke njohur veten dhe javën tënde fillo dhe plotëso fjalinë: Unë jam më kreative /produktive/ e përqëndruar në…………..orë/ditë të javës. (Gjithmonë përshtatet në bazë të profilit të punës që ke). Të njëjtën gjë bëj edhe për punët me natyrë logjistike, financën dhe detyrat që të duhen menaxhuar. Ndaj detyrat e tua ku je duke krijuar apo u socializuar me njerëzit nga detyrat ku je duke bërë punë logjistike… Qëndro në të njëjtin kontekst për një bllok dite apo orësh pune.
Kjo vlen për produktivitetin personal gjithashtu! Ditët që i lë mbushur vetëm me një tematikë, të ndihmojnë të planifikosh edhe pjesë të rutinave personale. Psh. nqs një ditë e ke të mbushur vetëm me takime pune, ti e di që duhet të bëhesh yll e bukur dhe të kesh një veshje profesionale që i përshtatet të gjitha eventeve të ditës. Po sikur të spostosh një nga takimet me një kolege që ke më tepër konfidenca gjatë kohës së drekës? Në këtë mënyrë kursen kohë, nuk të duhet të planifikosh 5 veshje të ndryshme dhe ul nivelin e stresit në mënyrë drastike...