• Kreu
  • |
  • Sindroma e “Mashtrueses” – Përkufizimi, simptomat dhe si ta tejkalojmë

Sindroma e “Mashtrueses” – Përkufizimi, simptomat dhe si ta tejkalojmë

12 Mars, 2023

Titulli i këtij artikulli është intrigues, por më lejo të të paralajmëroj se përmbatja e tij është shumë ndryshe nga nga çfarë mund të prisnit… Mos ki merak, nuk është sëmundje e vërtetë! Në botën dixhitale ka shumë kohë që njihet si “Impostor Syndrome” dhe vazhdimisht është përmendur edhe në disa nga mediat më prestigjioze. Megjithëse në Shqipëri si kudo tjetër është fenomen shumë i pranishëm dhe që vlen të përflitet, shumë pak kam parë të trajtohet. Vëmendja ime është dedikuar grave dhe vajzave si audienca për të cilën unë parapëlqej të ndihmoj, pavarësisht se edhe djemtë e burrat mund të gjenden subjekte të këtij fenomeni.

Përpara se të flasim për sjellje që do ju kujtonin veten , mamanë apo shoqen e ngushtë , le ti japim një përkufizim këtij termi. Fjalori i Merriam – Webster i referohet si: “Një gjendje psikologjike që karakterizohet kur dikush dyshon për arritjet e tij dhe ka një frikë të vazhdueshme të brendshme se mund të demaskohet si një “mashtues”, pavarësisht suksesit aktual. Në mënyrë që të kuptohet më qartë, po vendos disa nga simptomat që fare mirë mund t’iu vinë në mend bazuar në sjelljen, fjalët apo mendimet e brendshme tuaja apo të mikeshave që ke pranë.

Duhet të paralajmëroj! Ky nuk është një artikull për të të vënë me shpatulla pas muri dhe gjykuar se çfarë po bën gabim. Përkundrazi, nëse është e mundur që të njohësh më thellë çfarë e motivon dhe çfarë simptomash ka mund të ndihmosh veten ose një mikeshë për ta tejkaluar këtë fazë. E vërteta është që iu ndodh të gjithave në një moment të caktuar.

Çfarë na motivon ta bëjmë këtë sjellje?

1. Faji (Kush jam unë për ta bërë këtë gjë që po marr përsipër?)

2. Turpi (Do të kërkoj pagesë më të ulët për shërbimin që ofrova, se kam turp të kërkoj më tepër)

3. Frika nga Refuzimi (Nuk dua të postoj online për X temë, se mund të më marrin inat ose të debatojnë me mua)

4. Frika nga Përgjegjësia ( Sdua ta marr përsipër sepse nuk dua të zhgënjej x person)

Çfarë sjelljesh bën dikush në punë me këtë sindromë?

1. Refuzon të shesë shërbimin ose produktin e vet. Nqs e nxjerr në treg, është duke e shitur shumë lirë ose dhënë FALAS gjatë gjithë kohës, kujtdo që kërkon.

2. Nuk është e qartë me rrjetin e vetë të kolegëve dhe njohjeve profesionale se kush është në tregun e punës dhe çfarë po ekpertize po shet.

3. Nuk ka asnjë lloj kufiri me kolegë dhe klientët potencialë ose ata ekzistues (jo me domosdo nga dashuria për ta, po frika që nuk do jenë të kënaqur me sjelljen dhe kufijtë e vendosur)

4. Të kënaqurit e njerëzve , ose sic njihet në anglisht “People Pleasing”. Këtu përfshihet frika se mos njerëzit që të rrethojnë në punë të mendojnë më pak me vlerë, në rast se iu prish qejfin.

5. Edukim i pafund ose thënë ndryshe varësia ndaj informacionit. Këta janë njerëzit që nuk ngopen me çfarëdo lloj trajnimi apo certifikimi, pavarësisht se shumë nga ato që po mësojnë janë shumë larg fushës së tyre të ekspertizës.Ky është një cikël për të mësuar dhe bërë kërkime, po personi nuk merr kohë për ti vënë dijet në zbatim.

6. Të krahasohesh me të tjerat, që duket nga jashtë sikur e dinë çfarë po bëjnë. Në këtë rast, nuk ka rëndësi se sa kompetente je ti, por është vetëbesimi i personit përballë që të bën të mendosh se niveli i saj i kompetencës është po aq i lartë sa vetëbesimi i saj.

Si ta tejkalojmë?

Mbaj mend se sindroma e mashtrueses është një pjesë e asaj që po përjeton, jo çfarë je ti si person… Si çdo pjesë e jona, ka NEVOJA specifike. Kjo sindromë shkakton ANKTH dhe PASIGURI. Persona që kanë S.M. kanë nevojë për VLERËSIM, DOMETHËNIE dhe SIGURI në gjërat që bëjnë. Kjo do të thotë të jesh e sinqertë me veten për të parë nqs përpjekjet e tua aktuale janë të suksesshme apo jo dhe ku duhet të përmirësohesh. Gjithashtu do të thotë që në nismat që ndërmerr ta kesh të qartë pse po i bën, pa humbur në një vorbullë ku ti sdi rezultatin final të asaj që kërkon të arrish. Së fundmi, siguria vjen nga konsistenca/ vazhdimësia. Ti nuk mund të pretendosh të bëhesh eksperte e diçkaje pa dështuar disa herë paraprakisht. Kjo nuk dmth se duhet të heqësh dorë. Të dish se për një periudhë të caktuar do kesh një rutinë specifike ul ndjeshëm nivelin e ankthit. Plotësoja këto nevoja vetes! Nqs pret që të tjerët ta bëjnë këtë gjë për ty, do jesh gjithmonë në kërkim për diçka dhe sdo jesh në gjendje ta gjesh dot.

Avantazhi:

Përulësi (thënë shqip: Të qenit me këmbë në tokë) . Duhet shumë kohë për të fituar ekspertizë në një fushë të caktuar, sidomos në fillim të karrierës. Nqs ke mendimet e mësipërme në kokë tregon se shqetësohesh sinqerisht për të dhënë më të mirën që mundesh tek kolegët apo klientët e tu. Ke dëshirë reale për ti ndihmuar. Kjo të bën ty shumë më të kualifikuar se shumë profesionistë të tjerë në të njëjtën industri, sepse edhe nqs momentalisht nuk e ke një zgjidje nuk dmth që smund ta gjesh…

Nëse të është dukur, sikur ky hall të përket ty…PYET VETEN:

  1. A jam gati për ti shërbyer në mënyrën më të mirë të mundshme klientit tim?
  2. A jam gati për t’u paguar denjësisht për atë që ofroj?
  3.  A jam gati për të dalë në treg me ekspertizën që ofroj?

Nëse përgjigjia jote është po, ndërto një plan dhe futju punës! Nëse përgjigjia jote është jo, fillo të ndërtosh ekspertizë duke mësuar apo punuar për dikë (qoftë edhe falas) në të njëjtë industri ku ti aspiron…

Një shprehje që më pëlqen shumë lidhur me këtë temë është: “Vetëm mashtruesat e vërtetë nuk kanë sindromën e mashtruesit. xP” Kam marrë shkas për këtë shkrim nga shumë biseda me mikesha që janë duke dhënë më të mirën në tregun e punës, që punojnë fort dhe janë ambicioze. Shpeshherë janë ato që kanë gjithmonë dyshime dhe simptoma të S.M. Shpresoj se ky artikull do t’u shërbejë!