Nëse je një person largpamës që të pëlqen të bësh lista To-do apo planifikim të vazhdueshëm se si të ecësh përpara në karrierë gjasat janë që të vijë një moment ku thjesht ngec! Listat To-do janë të mira, por kreativiteti dhe vizioni nuk vijnë duke duke bërë të njëjtën gjë gjithë kohës, sidomos kur e di që pavarësisht ambicies tënde ende nuk ke një plan të mirëstrukturuar. Këshilla ime: “Vendose veten në një vend tjetër që ta lejosh kreativitetin të fillojë të lëvizë brenda teje.”
Momentet e bllokimit shpeshherë ndodhin kur jemi duke kaluar nga njëra fazë e jetës në tjetrën. Por ajo që nuk dini është që kur je në një periudhë tranzicioni (fazë të panjohur në jetë) ka shumë më tepër vend për mundësi të reja sesa ajo që dini apo doni nga jeta në fazën ku jeni. Unë kam filluar ta shkruaj përmbajtjen e këtij kursi në një fazë ku edhe vetë ndihesha njësoj: e bllokuar, ngecur në vend dhe pa një vizion të qartë se ku doja të shkoja... E vetmja gjë që dija ishte se kisha një dëshirë që smë linte rehat për të bërë më tepër nga sa po bëja deri tani... Nqs edhe ti ndihesh po njëlloj, më lejo të të tregoj më tepër!
Nga t’ia fillosh?! Krijo hapësirë për të mos bërë asgjë. Po po! E lexove mirë! Ndryshe nga çfarë shumica e njerëzve dhe materialeve që do të gjeni në internet do të thonë që të krijosh një plan pune pastaj ta ndjekësh atë. Ajo që nuk marrin parasysh është që përpara se të vendosësh qëllime duhet të fillosh të shohësh me më tepër largpamësi. Në rregull! Por si? Fillo dhe mendo: “ Kush je?” dhe “ Çfarë dëshiron të bësh?” Ajo që nuk na tha njeri kurrë është:(Përpara çdo gjëje tjetër, “Kujdesu për Atë që JE, në vend të kujdesesh thjesht për atë që BËN.”
Përditshmëria na merr në rrjedhën e saj, duke matur vlerën tonë me rezultatet që arrijmë. Shpeshherë duke u munduar të bëjmë 1, 2, 3 …100 gjëra harrojmë të mendojmë cilat janë parimet, vlerat dhe qëllimi që duam të ndjekim në jetë. "Duhet të ngadalësosh, përpara se të shpejtosh." Kjo është një nga shprehjet që kam lexuar disa vite më parë që më bëri të shikoj konceptin e hapësirës për veten time me sy tjetër…
Në këtë pikë të jetës ku je tani, bëj një hap mbrapa dhe shiko çfarë po bën me jetën tënde. Pyete veten “Në cilin drejtim mund të kthehem? Ku tjetër mund të shkoj?? Ky bllokim apo pengesë ku gjendem ekziston për një arsye… Çfarë po të mban prapa?
Shënim për veten:
Vetëm pasi ke përballur një pengesë, mund të thuash që kapërceve në anën tjetër!