Kjo sfidë është konceptuar për të gjitha zonjushat e reja që kanë dëshirë të shkokolepsin jetën e tyre që tashmë ato mendojnë se e kanë lëmsh… Çfarë do të thotë kjo? Nëse ju ndiheni se asgjë nuk po ju ecën sic kishit menduar, jeni të lodhura, të frustruara dhe skeni nerva për të bërë asgjë … Mirëserdhët në grupin e atyre që e kanë jetën lëmsh! Sidoqoftë, pavarësisht rrethanave ju keni ëndrra, ambicie dhe aspirata të mëdha për veten. E dini që jeni e aftë të bëni më shumë se kaq, që keni potencial dhe vlera për shumë… Por thjesht nuk dini akoma si të shkokolepseni…
Unë jam Jori dhe 5 vitet e fundit të jetës time kam qenë gjithmonë në gjueti se si të përmirësohem, të rris produktivitetin dhe ti bëj këto jo vetëm në të mirë të vetes, por edhe të njerëzve që kam përreth.
Prandaj hyri në lojë nga Pas Pune – Sfida për tu Shkokolepsur. (Taa-daah!)
Gjatë këtij viti të vështirë kam patur mundësinë të njoh shumë zonjusha që më kanë shprehur të njëjtat vështirësi dhe kanë nevojë për ndihmë. Ajo është konceptuar që të plotësohet çdo ditë, ku çdo mëngjes (ose cilindo moment të ditës) do të arrini të merrni nga një email ku të merrni njohuritë e nevojshme për të ndryshuar hap pas hapi gjendjen ku ndodheni.
Plotëso tani formularin për tu regjistruar!