Pas Pune është një platformë online për çdo zonjushë ambicioze që ka dëshirë ti bëjë ditët e saj të punës më të suksesshme dhe produktive.
- Pas Pune synon të ndihmojë secilën për të planifikuar strategjikisht si të hyjë në tregun e punës dhe për ta pozicionuar veten si autoritet që ka ekspertizën më të mirë në industrinë që ju dëshironi.
- Pas Pune kërkon të ndajë me ju njohuri dhe mjete që do të mbështesin secilën në përditshmërinë tuaj si punonjëse e një kompanie ose në iniciativat që do merrni për të siguruar një burim të dytë të ardhurash veç punës tuaj.
- Ne duam të krijojmë një hapësirë të sigurtë komuniteti vitual mes zonjushash që duan të kenë rreth vetes një rrjet mikeshash që i mbështesin në ëndrrat e ty, të pa kufizuara nga puna e zakonshme 8:00 me16:00 ose vetëm nga rrjeti i kolegëve që kanë në punë.
Por mbi të gjitha… Ne duam ti arrijmë të gjitha këto duke bërë shuuumë qejf. A je gati të bëhesh pjesë e rrugëtimit tonë?!
Kush qëndron mbrapa Pas Pune?
Jeorkejda Zhaka është një profesioniste që për më shumë se 7 vite ka punuar me organizata kombëtare dhe ndërkombëtare jo-fitmprurëse dhe ka bashkëpunuar me biznese në role të ndryshme që lidhen me trajnimin, zhvillimin dhe drejtimin e punonjësve. Dëshira për të sjellë në kontekstin shqiptar metoda dhe shprehi me natyrë inovative e ka shtyrë që shpesh të gjendet para zhvillimin të strukturave që ndihmojnë në fuqizimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, si asetin më të çmuar të çdo lloj organizate apo kompanie. Pas Pune është një iniciativë personale që ajo ka ndërmarrë për të ardhur më pranë nevojave të një target grupi ku dikur ajo ka qenë pjesë.