Në vend që të biesh në grackën e asaj që do të të serviri e nesërmja, duhet të mundohesh ti paraprish asaj. Përpara cdo fillim jave ty të duhet të dish oraret e punës, cilët janë njerëzit që do takosh dhe cilët janë aktivitetet kryesore që duhet të bësh për të cuar përpara qëllime që i ke vendosur vetes! Nga gjithë ajo mori e madhe e gjërave për të bërë, evidento cilat janë 3 ose 4 detyrat/ aktivitetet më të rëndësishme për ty? Cili është prioriteti yt?!
Është e udhës të marr një shembull që e kam parë disa herë të ndodhi mes vajzave ambicioze që duan të ngrenë një burim të dytë të ardhurash. Nqs qëllimi yt do të ishte krijimi i faqeje online ku mund të shesës (trendi i ditëve të sotme në kontekstin tonë). Me llogjikë mendon që: do të duhet të hapësh një llogari, të krijosh elementet e markës tënde, të përcaktosh çfarë dhe si do shesësh etj. Pra po përmendim çdo gjë që ti mendon se e çon një hap para qëllimin tënd! Çfarë ndodh?! Harxhon 3 ditë vetëm duke punuar me logon e të ashtuquajturit “biznesit tënd online” dhe akoma nuk ke përcaktuar Çfarë do shesësh apo si do e shesësh?
Problemi? Ka një lloj tundimi për të bërë gjërat që janë më pak urgjente. Nqs je një person që performon nën presion dhe punon mirë me afate kohore/ data të përcaktuara, sigurohu që nuk ke ngecur duke BËRË cfarëdo lloj detyre, por je duke bërë detyrat që kanë më tepër domenthënie për ty dhe qëllimet që do të arrish.